Mbyllja e Projektit “Ne Kujdesemi për Shëndetin e Gruas”
Vlera themelore e Rotary-t është shërbimi ndaj komunitetit. Mendojmë se e kemi realizuar më së miri këtë përmes projektit “Ne kujdesemi për shëndetin e grave, sot dhe në të ardhmen”.
Përmes një bashkëpunimi me Rotary Club Austin, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrën Rinore Trokitje kemi mundësuar:
- 🚑 Blerjen e një ambulance moderne
- 🤰 Rritjen e ndërgjegjësimit dhe aksesueshmërisë së nënave të reja për shërbimet e shëndetit riprodhues (pre dhe post natal)
- 👩👦 Rritjen e aksesueshmërisë së vajzave dhe grave për pap teste, kontrolle HPV dhe të kancerit të gjirit
- 👩⚕️ Trajnimin e infermierëve të rinj për praktikat e kujdesit standard pre dhe post natal
Jemi krenarë që falë këtij projekti janë ekzaminuar 118 gra dhe 45 gra shtatzana në Postrribë, Gur i Zi, Dajç, Ana e Malit, Oblikë, Rrethina, Vau i Dejës, Berdicë dhe zona të tjera.
Patëm kënaqësinë të mirëpresim dhe të shoqërojmë zonjat Ann Marie Ellis dhe Leslie Bagsby nga Rotary Club Austin, të cilët janë mbështetësit kryesorë. Motoja “Unite for Good” gjen kuptim në këtë bashkëpunim të frytshëm.
Eventi përmbyllës u zhvillua më 7 Maj 2026, ora 19:00 në Salla e mbledhjeve, Colosseo — Shkodër.