Kalimi i Çekiçit 2026–2027 — Ceremonia e ndërrimit të presidencës
Më 1 gusht 2026, në një atmosferë solemne, miqësore dhe plot emocion, Rotary Club Shkodër zhvilloi Ceremoninë e Kalimit të Çekiçit në Hotel Colosseo, Shkodër — përmbylli me krenari vitin rotarian 2025–2026 dhe mirëpriti vitin e ri 2026–2027.
Kjo mbrëmje ishte një reflektim i vlerave që na bashkojnë: shërbimi, miqësia, integriteti dhe angazhimi për komunitetin. Gjatë ceremonisë u prezantuan arritjet e një viti të pasur me projekte ndërkombëtare dhe iniciativa në shërbim të qytetit; u vlerësuan anëtarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët; dhe u nderua puna e palodhur e të gjithë atyre që e bënë këtë vit rotarian një histori suksesi.
Momenti kulmor ishte Kalimi i Çekiçit, simbol i vazhdimësisë së lidershipit. Presidenti në largim Muhamet Kaçirani ia dorëzoi drejtimin e klubit presidentes së re, Valbona Quku Lisha, së cilës i urojmë një mandat të suksesshëm, të mbushur me vizion, frymë bashkëpunimi dhe projekte me ndikim për komunitetin.
Rotary Club Shkodër shpreh mirënjohjen për praninë e Post Guvernatorit të Distriktit 2485 Arben Dushi, As. Guvernator Artur Beu, Guvernatores në ardhje Ela Golemi dhe Ornela Kullolli, përfaqësuesve të institucioneve, partnerëve, Rotaract Club Shkodër, Interact Club Shkodër dhe të gjithë miqve që ndanë këtë mbrëmje.
Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të dëshmojmë se, përmes shërbimit mbi veten, mund të sjellim ndryshime me ndikim të gjatë në jetën e komunitetit tonë.
Service Above Self.
Burimet në Facebook:
• Postimi — Kalimi i Çekiçit 2026–2027 (me video Star Plus TV)
• Reel — Ceremonia e Kalimit të Çekiçit (kredi video: Seda Çano)
#RotaryClubShkoder #ServiceAboveSelf #district2485 #PeopleOfAction #CreateLastingImpact




