Rotary Club Shkodër

Kthehu tek aktivitetet
Shëndeti

Mbledhja e fundit e vitit rotarian 2025–2026 — kumtesë dhe anëtarë të rinj

18 Jun 2026 Rotary Club Shkodër
Mbledhja e fundit e vitit rotarian 2025–2026 — kumtesë dhe anëtarë të rinj

Ditën e sotme, Rotary Club Shkodër zhvilloi mbledhjen e fundit të vitit presidencial rotarian 2025–2026, duke shënuar një moment reflektimi mbi arritjet, projektet dhe angazhimin që kanë karakterizuar këtë vit në shërbim të komunitetit.

Aktivitetin e përshëndeti përmes një mesazhi të ngrohtë dhe motivues Asistent Guvernatori i Distriktit 2485, z. Artur Beu. Rotary Club Shkodër e falënderon për fjalët inkurajuese, për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë klubit dhe për angazhimin e tij në forcimin e vlerave dhe misionit të Rotary-t në distrikt.

Patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëprisnim Dr. Elsida Sina, lektore me kohë të plotë pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në Departamentin e Psikologjisë, si dhe psikoterapiste e licencuar në BWRT (BrainWorking Recursive Therapy), Londër. Ajo mbajti një kumtesë me temë «Sfida e shëndetit mendor në shoqërinë moderne». Tema pati interes të veçantë për anëtarët e klubit: u ndanë njohuri dhe këndvështrime që nxitën diskutime të vlefshme. Të gjithë morëm mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj vetes, për rëndësinë e mirëqenies emocionale dhe për nevojën që të flasim më hapur për shëndetin mendor, pa paragjykime dhe pa stigma.

Një nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes ishte ceremonia e pranimit dhe betimit të anëtarëve të rinj. Me kënaqësi i mirëpritëm në familjen rotariane, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre të shërbimit, miqësisë dhe lidershipit: z. Aleksandër Marleci, znj. Emi Kalaja dhe z. Edis Kadija.

Anëtarësimi në Rotary është një privilegj, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi. Ai kërkon angazhim, pjesëmarrje aktive, respekt për vlerat e organizatës dhe gatishmëri për t’u shërbyer të tjerëve.

Gjatë takimit vlerësuam punën e këtij viti rotarian, ndamë përvoja dhe shprehëm mirënjohjen për kontributin e çdo anëtari që ka ndihmuar në realizimin e misionit tonë: Service Above Self — Shërbimi mbi vetveten.

Falënderojmë të gjithë anëtarët, miqtë dhe të ftuarit që kanë qenë pjesë e aktiviteteve tona gjatë këtij viti.

Mbledhja e fundit e Rotary Club Shkodër, presidenca 2025–2026

Foto: Seda Çano

#RotaryClubShkoder #PeopleOfAction #ServiceAboveSelf #RotaryInternational #RotaryYear20252026 #leadership #UniteForGood

Shiko aktivitetet e presidencës 2025–2026.