Aktiviteti tradicional i Rotary Club Kotor — Anija «Katica», Gushti 2026
Rotary Club Shkodër pati kënaqësinë të marrë pjesë në aktivitetin tradicional të përvitshëm të organizuar nga Rotary Club Kotor, në një nga perlat e Adriatikut — qytetin e mrekullueshëm të Kotorrit.
Në bordin e anijes ikonike «Katica», kaluam momente të veçanta në shoqërinë e miqve rotarianë, duke krijuar njohje të reja, forcuar miqësitë ekzistuese dhe hedhur themelet për bashkëpunime të ardhshme mes klubeve tona.
Rotary na kujton se miqësia, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve janë ura që na afrojnë dhe na bëjnë më të fortë. Ndihemi me fat që jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe rotariane dhe që vazhdojmë të forcojmë lidhjet me fqinjët tanë.
Një falënderim i veçantë për Rotary Club Kotor për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer. Me padurim presim takimet dhe projektet tona të ardhshme së bashku!










