Rotary Club Shkodër

Kthehu tek aktivitetet
Ndërkombëtar

Shkëmbim flamujsh me klube të Rumanisë dhe vendimi për Rotaract e Interact

04 Dec 2025 Rotary Club Shkodër
Shkëmbim flamujsh me klube të Rumanisë dhe vendimi për Rotaract e Interact

Në mbledhjen e sotme, Rotary Club Shkodër pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpresë Guvernatorin e Distriktit 2485, z. Arben Dushi, si edhe Zëvendës Guvernatorin z. Artur Beu, të cilët na dhuruan një takim frymëzues, plot ide dhe vizion për të ardhmen e Rotary-t.

Një moment tejet i veçantë i mbledhjes ishte pjesëmarrja e disa përfaqësuesve nga Rotary Club-e të Rumanisë, me të cilët u zhvillua një atmosferë e ngrohtë miqësie dhe bashkëpunimi.

Gjatë takimit u realizua edhe shkëmbimi i flamujve ndërmjet klubeve, një traditë që simbolizon respektin, partneritetin dhe urat e bashkëpunimit mes vendeve tona.

Pika kulmore e ditës ishte vendimi për krijimin e Rotaract Shkodër dhe Interact Shkodër — dy struktura të reja që do t’i japin qytetit energji, gjallëri dhe angazhim të rinjsh të motivuar për të shërbyer në komunitet. Ky hap shënon fillimin e një kapitulli të ri, ku të rinjtë do të jenë më pranë rrugës së lidershipit, vullnetarizmit dhe vlerave që përfaqëson Rotary. U bë gjithashtu shpërndarja e certifikatave për anëtarët e rinj.

Në këtë mbledhje patëm të ftuar nga komuniteti, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në fushat respektive: z. Midush Shabaj dhe z. Marjan Ndershtiqaj, të cilët shprehën vlerësimin e tyre për Rotary dhe misionin e tij.

Falënderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e klubit për angazhimin, frymën pozitive dhe punën e vazhdueshme për t’i shërbyer komunitetit. Rotary Shkodër vazhdon të ndërtojë ura bashkimi, miqësie, vizioni dhe shërbimi. Bashkë jemi më të fortë, bashkë bëjmë më shumë.

Mbledhja e Rotary Club Shkodër me klube të Rumanisë — shkëmbim flamujsh, dhjetor 2025

#RotaryShkoder #District2485 #RotaryInternational #RotaryAlbania #RotaryRomania #FlagExchange #RotaractShkoder #InteractShkoder #ServiceAboveSelf #RotaryFamily #strongertogether

Shiko aktivitetet e presidencës 2025–2026.