Rotary Club Shkoder

Kthehu tek aktivitetet
Ndërkombëtar

Memorandum Bashkëpunimi me Rotary Club Terra dei Vestini – Pescara, Itali

02 May 2026 Rotary Club Shkodër
Memorandum Bashkëpunimi me Rotary Club Terra dei Vestini – Pescara, Itali

Një hap i bukur drejt bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të miqësisë rotariane. Nën kujdesin dhe bashkëpunimin e Tommaso Garofalo, Rotary Club Shkodër pati kënaqësinë të zhvillojë një takim njohjeje me Rotary Club Terra dei Vestini, Pescara – Itali.

Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes dy klubeve, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të binjakëzimit në vitin e ardhshëm rotarian.

Memorandumi u firmos nga presidentët aktualë të të dy klubeve, si dhe nga presidentët e zgjedhur për vitin e ardhshëm, duke treguar angazhimin e përbashkët për vazhdimësi dhe projekte të përbashkëta në shërbim të komunitetit.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Asistent Guvernatori i zonës së veriut të Distriktit 2485, z. Artur Beu, i cili vlerësoi këtë iniciativë si një urë të rëndësishme bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mes klubeve.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të përbashkët që synon të ndërtojë miqësi të qëndrueshme dhe të sjellë ndikim pozitiv në komunitetet tona. 🌍

“Unite for Good” — bashkëpunim që kalon kufijtë.