Rotary Club Shkoder

Kthehu tek aktivitetet

Përmbyllja e projektit «Ne kujdesemi për shëndetin e gruas» — 7 Maj 2026

07 May 2026 Rotary Club Shkodër
Përmbyllja e projektit «Ne kujdesemi për shëndetin e gruas» — 7 Maj 2026

Faleminderit Star Plus TV Shkodër për pasqyrimin e aktivitetit përmbyllës të projektit «Ne kujdesemi për shëndetin e gruas sot dhe në të ardhmen». Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që i bëni Rotary Club Shkodër.

«NE KUJDESIMI PËR SHËNDETIN E GRUAS SOT DHE NË TË ARDHMEN» ishte aktiviteti që u mbyll me sukses më 7 Maj 2026, në Hotel Colosseo, Shkodër.

▶ Shiko videon në Facebook (Star Plus TV)

Video credit: Seda Çano

Fjalimi i presidentit — z. Muhamet Kaçirani

Është një kënaqësi e veçantë t’ju mirëpres sot në përmbylljen e projektit “Ne kujdesemi për shëndetin e gruas sot dhe në të ardhmen”, një iniciativë që për ne nuk ka qenë thjesht një projekt, por një përgjegjësi dhe një mision — e realizuar me mbështetjen e Rotary International, The Rotary Foundation, Rotary Austin, Rotary District 2485 Shqipëri-Kosovë dhe Rotary Club Shkodër.

Gjatë këtij rrugëtimi, ne nuk kemi parë vetëm shifra apo aktivitete të realizuara. Kemi parë gra dhe vajza që shpesh vendosin veten të fundit, që hezitojnë të kujdesen për shëndetin e tyre, jo nga mungesa e vullnetit, por nga mungesa e mundësive, informacionit apo aksesit.

Kemi parë shqetësim, por edhe lehtësim. Kemi parë pasiguri, por edhe besim. Dhe mbi të gjitha, kemi parë se sa shumë ndryshim mund të sjellë një ndërhyrje e vogël, kur ajo bëhet me përkushtim dhe në kohën e duhur.

Ky projekt nuk ishte thjesht një ndërhyrje në fushën e shëndetit. Ai ishte një dëshmi e përkushtimit tonë për të qenë pranë komunitetit, për të adresuar nevoja reale dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës, veçanërisht për gratë dhe vajzat.

Ky projekt na rikujtoi diçka shumë të rëndësishme: shëndeti i gruas është themel i shëndetit të familjes dhe i vetë shoqërisë. Investimi në këtë drejtim nuk është thjesht social, por është strategjik dhe afatgjatë.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi me institucionet vendore dhe strukturat e shëndetit publik ka qenë thelbësor. Vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe të qëndrueshme mund të garantojmë që këto ndërhyrje të mos mbeten të izoluara, por të kthehen në modele të qëndrueshme për komunitetin tonë.

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Rotary International për mbështetjen, për partnerët tanë institucionalë, për stafin mjekësor që ka qenë në terren, si dhe për çdo anëtar të Rotary Club Shkodër që ka kontribuar me përkushtim gjatë gjithë këtij procesi.

Përmbyllim këtë projekt duke bërë edhe një hap konkret përpara, me dorëzimin e pajisjeve që do të vazhdojnë t’i shërbejnë komunitetit. Ky është momenti kur një projekt kthehet në një ndikim të qëndrueshëm.

Sot u përmbyll një projekt, por jo një mision — ne besojmë se ky është vetëm fillimi. Angazhimi ynë për të qenë pranë komunitetit, për të identifikuar nevojat dhe për të ndërtuar zgjidhje të përbashkëta në mirëqenien e komunitetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim.

Faleminderit për besimin, për bashkëpunimin dhe për praninë tuaj sot.

Projekti shëndeti i gruas
Aktiviteti përmbyllës — Hotel Colosseo
Projekti shëndeti i gruas
Sallë konferencash me bannerin e projektit
Projekti shëndeti i gruas
Paneli zyrtar — Rotary Club Shkodër
Projekti shëndeti i gruas
Prezantim para audiencës
Projekti shëndeti i gruas
Foto grupi me pjesëmarrësit
Projekti shëndeti i gruas
Dorëzim i pajisjeve shëndetësore
Projekti shëndeti i gruas
Bashkëbisedim me komunitetin
Projekti shëndeti i gruas
Audienca në aktivitetin përmbyllës
Projekti shëndeti i gruas
Banneri i projektit të shëndetit të gruas
Projekti shëndeti i gruas
Moment nga prezantimi
Projekti shëndeti i gruas
Panel dhe flamujt institucionalë
Projekti shëndeti i gruas
Pjesëmarrës nga partnerët
Projekti shëndeti i gruas
Diskutim rreth rezultateve të projektit
Projekti shëndeti i gruas
Prezantim video të projektit
Projekti shëndeti i gruas
Tavolinë me pjesëmarrës
Projekti shëndeti i gruas
Fjalim me mikrofon
Projekti shëndeti i gruas
Ceremoni e përmbylljes
Projekti shëndeti i gruas
Partnerë institucionalë
Projekti shëndeti i gruas
Ekipi mjekësor dhe Rotary
Projekti shëndeti i gruas
Momente nga aktiviteti përmbyllës

Sot u përmbyll një projekt, por jo një mision. Angazhimi ynë për komunitetin vazhdon.

#rotarydistrict2485 #RotaryClubShkoder #rotaryaustin #TheRotaryFoundation #rotaryinternational #womenshealth #ServiceAboveSelf #CommunityImpact