Pranimi i 7 anëtarëve të rinj — Hotel Colosseo, tetor 2024
Rotary Club Shkodër u shtua me 7 anëtarë të rinj, të pranuar në një ceremoni zyrtare në mjediset e hotelit Colosseo në Shkodër.
I pranishëm ishte edhe z. Butrint Batalli, Guvernator i Distriktit 2485 Shqipëri–Kosovë, i cili vlerësoi kontributin dhe projektet e klubit. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Rotary Club nga Gjermania.
Me këto prurje, klubi arriti rreth 30 anëtarë. Gjatë ceremonisë u përmendën edhe projekte bashkëpunimi në rang Ballkani.
Burim: Star Plus TV — 23 tetor 2024.
