Promovim libri: Antropologjia e Artit — Prof. Dr. Përparim Kabo
Në Hotel Colosseo, Rotary Club Shkodër organizoi mbrëmjen e promovimit të veprës së Prof. Dr. Përparim Kabos, Antropologjia e Artit — dy vëllime, fryt i një pune të gjatë kërkimore.
Takimi u zhvillua në atmosferë të hapur: pyetje, përgjigje dhe bisedë rreth librit, me pjesëmarrje të gjerë nga anëtarët e klubit dhe miqtë e kulturës në qytet. Në fund të mbrëmjes, klubi i dha autorit dy certifikata: një mirënjohje për veprën, dhe emërimin anëtar nderi i Rotary Club Shkodër.
Koha Jone, më 11 nëntor 2022, e paraqiti promovimin në Shkodër si një nga veprat më të plota të Kabos në këtë fushë, me interes të lartë nga publiku. Ndër të pranishmit ishte edhe Fatmir Lishi.
Burimi: albumi fotografik i presidencës 2022–2023; Koha Jone, 11 nëntor 2022.











