Rotary Club Shkodër

Kthehu tek aktivitetet
Komunitet

Energji pozitive — takim me Rotaract dhe Interact në EKO Club

16 Dec 2025 Rotary Club Shkodër
Energji pozitive — takim me Rotaract dhe Interact në EKO Club

Energji pozitive dhe ide të bukura

U takuam me Rotarakët dhe Interaktët e Rotary Club Shkodër në një takim miqësor dhe informues, në ambientet mikpritëse të EKO Club Shkodër, në prag të festave të fundvitit. Një hapësirë dialogu, njohjeje dhe frymëzimi, ku ndamë vizione, përvoja dhe dëshirën për të ndërtuar së bashku projekte me ndikim për komunitetin.

Atmosfera festive e këtyre ditëve e bëri takimin edhe më të veçantë, duke forcuar ndjesinë e bashkimit, solidaritetit dhe shpresës. Entuziazmi, kurioziteti dhe angazhimi i të rinjve janë garancia më e mirë për një të ardhme aktive dhe plot dritë.

Faleminderit të gjithëve për praninë, energjinë dhe bashkëbisedimin e sinqertë. Në takim: znj. Majlinda Laçaj, z. Muhamet Kaçirani, z. Mirsad Basha, znj. Edona Hysa dhe z. Arben Dushi.

Takim me Rotaract dhe Interact — EKO Club Shkodër, dhjetor 2025

#RotaryClubShkodër #Rotaract #Interact #FrymaEFestave #TëRinjQëVeprojnë #BashkëPërKomunitetin

Shiko aktivitetet e presidencës 2025–2026.